Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet nga seanca e lënë në gjysmë nga java e kaluara.Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për Ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për faljen e borxheve publike.
Për votuan 67 deputetë, 12 ishin kundër dhe 2 abstenime.
Kuvendi po ashtu miratoi edhe Ligjin për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive dhe raportin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar.