Deputetët zotohen për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit

Prishtinë | 07 Kor 2023 | 12:33 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, të premten ka votuar Draft-raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit, raporton Ekonomia Online.

Anëtarët e këtij Komisioni, u zotuan në mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji.

Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, tha se rekomandimet do të dërgohen në MSh.

“Ministria e Shëndetësisë, të bëjë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Kontrollin e duhanit ku do të përfshihen definimi i saktë i hapësirave të hapura dhe të mbyllura, të trajtohet përdorimi i cigareve elektronike dhe produkteve tjera me avull dhe të bëhet harmonizimi me direktivat e BE-së”.

“Të rritet kontrolli te mënyra e shitjes dhe blerjes së produkteve të duhanit dhe te personat të cilët kanë të drejtën e blerjes, të rritet kontrolli te konsumimi i duhanit në hapësira në administrim të institucioneve edukative-arsimore, në afërsi të hyrje-daljeve të hapësirave publike”.

“Ligji ka pas impakt sepse në pjesën më të madhe është zbatuar dhe qytetarët janë vetëdijesuar për dëmet që i shkakton pirja e duhanit. Këtë plotësim ndryshim do ta dërgojmë në MSH”, ishin disa nga rekomandimet e këtij komisioni të lexuar nga deputeti Haxhi Avdyli.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme