Deputeti Avdyli thotë se Skënder Hyseni po bën dialog për interesa të Serbisë

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka deklaruar se koordinatori i shtetit për dialogun, Skënder Hyseni është duke bërë dialog për interesa të shtetit serb.

Avdyli në Facebook ka thënë se të gjitha pikat e diskutimit në dialog janë 100 për qind interesa të Serbisë, si dhe tmerrësisht të dëmshme për shtetin e Kosovës.

“Kthimi i Serbëve të zhvendosur, kthimi pronave për Serbinë , eksterritorialitet për kishën Serbe , kthimi i tregut për Serbinë dhe asociacioni me kompetenca ekzekutive me shtet brenda shtetit të Kosovës e shumëçka që vetëm ëndërr do kishte parë Millosheviqi”, ka thënë deputeti i LDK’së.

“Dhe ironia më e madhe dhe poshtërimi që i bëhet Kosovës është hapet DEBATI për njohje reciproke. Hysenit e Lajqakut duhet tregu që debat për njohje kemi pasur 20 vjet , dhe ky debat mundet me zgjat edhe 50 vjet tjera,. Në Bruksel po përgatitet zhbërja e shtetit të Kosovës dhe hapja e debatit a me na njoh atë shtet të dështuar Serbia a po jo”, tha ai.

Të ngjashme