Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka sfiduar ngricat në bjeshkët e Istogut. Ai të shtunën ka publikuar në Facebook disa fotografi ku shihet bashkë me një grup shokësh në bjeshkët e Moknës së Istogut. Ai ka sfiduar motin e ftohtë duke u futur gjysmë i zhveshur në ujin që gjendet në […]
Deputeti Berisha i zhveshur sfidon ngricat në bjeshkët e Istogut

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka sfiduar ngricat në bjeshkët e Istogut.
Ai të shtunën ka publikuar në Facebook disa fotografi ku shihet bashkë me një grup shokësh në bjeshkët e Moknës së Istogut.
Ai ka sfiduar motin e ftohtë duke u futur gjysmë i zhveshur në ujin që gjendet në mes të akullit.
“Mokna Extreme sports”, ka shkruar Berisha në fotot që ka shpërndarë.













