Deputeti gjerman: Tetë muaj më parë Kosova aplikoi për anëtarësim në KiE, që nga atëherë nuk ndodhi asgjë

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, ka thënë se i ka shkruar Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Abraham në një postim në Twitter, thotë që edhe pse kanë kaluar tetë muaj, ende nuk është bërë asgjë në lidhje me aplikimin e Kosovës për në KiE.

“Tetë muaj më parë Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshill të Evropës. Që nga atëherë nuk ndodhi asgjë. Sot e pyeta Komitetin e Ministrave kur ata përfundimisht planifikojnë ta referojnë kërkesën e Kosovës për opinion në Asamblenë Parlamentare?”, shkruan Abraham.

Të ngjashme