Deputeti i AAK-së: Policia dënoi me nga 200 euro fermerët për mos respektim të distancës

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se fermerët që protestuan para Qeverisë së Kosovës, janë dënuar me nga 200 euro për mos respektim të distancës.

Ai me anë të një postimi në Fcebook këtë e ka quajtur të turpshme.

“Përfaqësuesit e fermerëve, pas takimit me kryeministrin, ndalohen nga policia dhe gjobiten me nga 200 euro, gjoja për mosrespektim të distancës gjatë protestës”.

“z. Hoti, a jeni kryeministër edhe i këtyre fermerëve? Ata erdhën për të gjetur përkrahjen tuaj karshi halleve të tyre, ndërsa u kthyen të gjobitur!”, ka shkruar ai.

E turpshme! Përfaqësuesit e fermerëve, pas takimit me kryeministrin, ndalohen nga policia dhe gjobiten me nga 200 euro,…

Gepostet von Gazmend Syla am Dienstag, 29. September 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme