Deputeti i LDK-së kritikon Qeverinë Kurti për vonesat në kompleksin memorial të Koshares

Prishtinë | 20 Shk 2026 | 10:43 | Nga Drita Dërmaku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Hadergjonaj, ka kritikuar institucionet për vonesat në realizimin e projektit për kompleksin memorial të Betejës së Koshares, duke e cilësuar të papranueshme mungesën e veprimeve konkrete në nderim të dëshmorëve, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media bashkë me shefen e GP të LDK-së, Jehona Lushaku dhe kolegun deputet, Besian Mustafa, Hadergjonaj theksoi se kishte paraqitur amendament në Kuvendi i Kosovës për sigurimin e mjeteve të nevojshme, por pa mbështetjen e deputetëve nuk kaloi amendamenti.

“Pas një muaji, madje pak para një muaji do ta kemi edhe përvjetorin e Betejës së Koshares, e cila simbolizon edhe një gur fuqishëm apo përçon një gur fuqishëm deri te pavarësia e Kosovës. Qeveria e Kosovës vitin me mandatin e kalum, praktikisht ishte në proces një projekt për vazhdimin e punimeve në kompleksin memorial të Betejës së Koshares, ku ishin të parapara 2 milionë euro. Mirëpo ai projekt asnjëherë s’ka fillu, edhe pse ishte faza e katërt realisht e punimeve atje që zhvillohen për kompletimin e kompleksit memorial në Betejë të Koshares dhe ishte paraparë që të fillojë në shtator të vitit 2022 dhe të përfundojë në dhjetor të vitit 2024”, tha ai.

Hadërgjonaj thotë se është e dhimbshme qasja kur në pyetje po janë dëshmorët, heronjtë dhe familjet e tyre.

“Deri tash s’ka fillu dhe s’është bë asnjë punë atje, mirëpo edhe në buxhetin paraprak për vitet në vijim nuk janë planifiku as mjetet e parapara për atë projekt i cili ishte në procedurë. Kështu që për këtë vit kanë paraparë 50 mijë euro, ku siç projekti i atëhershëm kishte kushtu 2 milionë euro, pavarësisht inflacionit me të cilin është përballë Kosova nga ajo kohë deri më sot. Kështu që unë kam paraqit një amendament edhe kam kërku mirëkuptimin e të gjithë deputetëve në Kuvendin e Kosovës, përfshi edhe komisionin, komisionet përkatëse, mirëpo nuk ka has në mirëkuptim, që i bie që ne vetëm kur janë përvjetorët e betejave, përvjetorët e heronjve dhe dëshmorëve shkojmë mbajmë fjalime jashtëzakonisht fuqishëm, por realisht shumë pak, shumë pak punojmë, bëjmë për ta dhe për meritat e tyre. Kështu që është e dhimbshme kjo qasje kur janë në pyetje dëshmorët, heronjtë, familjet e tyre dhe të gjithë ata të cilët janë më meritorë që sot ne flasim këtu dhe kemi mundësi me i pas këto mundësi institucionale edhe përfaqësimin në qeveri, në institucione dhe mbi këtë, mbi bazën e të cilës qëndron republika dhe shteti”, tha ai.

E deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Hadergjonaj, ka kritikuar institucionet për vonesat në realizimin e projektit për kompleksin memorial të Betejës së Koshares, duke e cilësuar të papranueshme mungesën e veprimeve konkrete në nderim të dëshmorëve.

Të ngjashme