Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se masat që janë ndërmarrë nga LDK-ja ndaj tij pasi nuk ka votuar në formimin e Qeverisë Hoti janë të papranueshme dhe skandaloze.
“Masat të cilat i ka paraparë Isa Mustafa dhe grupi për rreth vetes që ka janë masa që i përngjajnë masave të sistemeve të kaluara, janë masa të papranueshme dhe skandaloze. Një person që nuk është në pozitë me vota qe pesë vite po tenton të merr masa ndaj atyre të cilët e kanë besimin e qytetarëve”.
Vetëvendosje: Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë është cenim i sovranitetit shtetëror
Avdyli deklaroi se ka kolegë të tij brenda LDK-së beson se do ta ngrisin zërin jo për atë dhe të tjerët por për vlerat e LDK-së
“Mendoj se qytetari i Kosovës dhe votuesi i LDK-së e kanë kuptuar se këta njerëz pra Mustafa dhe grupi i tij nuk janë duke funksionuar me vlerat e mirëfillta që e kanë karakterizuar LDK-në”.
“Ky person me manipulime dhe me ndryshme ka arritur të jetë në krye të LDK-së. Por me rëndësi është se qytetari i Kosovës dhe votuesi është me ne, ne vetëm atyre iu japim llogari”.
“Qytetari do t’ia tregoj vendin Isa Mustafës dhe të gjithë neve kur vjen momenti tek kutia e votës. Nëse mendojmë se ai e ka mirë atëherë qytetari do të vendos”.
“Në LDK ka burra dhe gra shumë të mirë që nuk do të lejojnë urdhra të tillë, besoj se kolegët me vullnet të mirë që janë do ta ngritin zërin jo për neve por për vlerat që përfaqëson LDK-ja”, ka thënë Avdyli për klankosova.tv.
Ai deklaroi se ka votuat kundër largimit të Vjosa Osmanit, nga pozita e nënkryetares së LDK-së, pasi sipas tij ajo nuk e meriton këtë, pasi tha se ajo më së miri i përfaqëson votat e votuesve të LDK-së.
Gjithashtu edhe Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka thënë se partia e tij ka filluar të hakmerret ndaj tij padrejtësisht dhe ndaj deputetëve që s’e votuan Qeverinë Hoti.