Deputeti i LVV-së reagon ndaj Edi Ramës: Draftin dërgoja Dejona Mihalit

Prishtinë | 08 Qer 2023 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka ironizuar pasi u konfirmua se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dërgoi një draft-statut për Asociacionin te presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ai ka thënë se së pari është dashur të dërgohet te Dejona Mihali, zyrtarja e njohur e VV-së e cila është përfolur si një prej personave më të fuqishëm në këtë parti.

“Rama paska dërguar draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe te Scholzi dhe Macroni. Kot i dërgon në Berlin e Paris pa i dërguar njëherë te Dejona Mihali”, ka shkruar ai.

Të ngjashme