Deputeti egjiptian në Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha ka theksuar se është duke pritur me qetësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, PLE-ja është e gatshme për zgjedhje.
“Si duket jemi të vetmit që me qetësi e presim vendimin e gjykatës Kushtetuese!
PLE-ja e gatshme edhe për zgjedhje sepse zgjedhjet (në kushte normale pa pandemi) bindshëm ja kthejnë fuqinë politike PLE-së e cila vendos bashkë me popullin për fatin e popullit.
Po ashtu PLE e mirëpret një qeveri të shpejtë funksionale e cila ja hap dyertë dhe mundësitë e zhvillimit dhe perspektivës komunitetit Egjiptian në radh të parë si dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.
I prirë për të jetuar dhe vepruar në demokraci parlamentare duke qenë primar gjithnjë interesi i popullit tim e jo interesi i liderëve që e qeverisin vendin.
P.S. Si duket kemi vepru drejtë me kohë dhe tani jemi pa stres”, ka shkruar Berisha nw Facebook.