Deputeti i PDK-së: Çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr

Prishtinë | 25 Dhj 2024 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar pas ankesave të qytetarëve për reduktimet me rrymë, duke thënë se “çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr”.

Ai thotë se kjo qeveri asnjëherë nuk e ka trajtuar këtë me prioritet dhe profesionalizëm

“Prioriteti i vetëm kanë qenë tenderët në KEK dhe pasurimi i zyrtarëve të pushtetit përmes pazareve me Serbinë. Kjo qeveri e ka refuzuar gazin amerikan dhe ka zgjedhur të bëjë pazare energjetike me Serbinë”, shkruan Shala.

“Madje, me paratë e dhëna në këto pazare, sot ne do ta kishim termocentralin e ri. Mbi 560 milionë euro të buxhetit janë dhënë për energji dhe asnjë investim kapital. Prandaj, çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr”, shkroi ai tutje.

Të ngjashme