Deputeti i PDK-së e lëshon seancën: Kurti po bën tradhti kombëtare

Prishtinë | 08 Nën 2022 | 11:18 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka adresuar kritika në adresë të Qeverisë, duke thënë se kryeministri Albin Kurti po bën tradhti kombëtare, raporton Ekonomia Online.

Berisha është shprehur i nervozuar që në këtë seancë të jashtëzakonshme po flitet për energjinë, temë kjo e cila sipas tij është shterur.

Ai ka thënë se është befasuar për të keq që nuk është thirrur seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar për sigurinë në vend, pas zhvillimeve të fundit në veri.

Berisha shtoi se ka pasur burra me vizion, ka pasur burra që kanë luftuar për Kosovën, por Kurti po e përdhos mundin e tyre.

“Jeni duke bërë tradhti kombëtare, situatën në veri e keni jashtë kontrolli. Ka pasur burra me vizion, ka pasur burra që kanë luftuar për Kosovën, dhe ju nuk mundeni pas 20 vitesh ta përdhosni”.

“Unë nuk pranoj që të jem pjesë e një vendi kur shqetësimi është se a po cenohet integriteti territorial”, tha Berisha, teksa e lëshoi seancën.

Të ngjashme