Deputeti i PDK-së: S’do t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, pushteti nuk po i përkrah propozimet tona

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 14:30 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isak Shabani akuzoi Qeverinë për mosvotim dhe përkrahjen e opozitës në propozimet e amendamenteve për Ligjin për Zyrtarët Publikë dhë atë për Pagat, raporton Ekonomia Online.

Ai paralajmëroi Qeverinë se nëse vazhdojnë kështu nuk do t’i kenë votat e PDK-së as për marrëveshje ndërkombëtare.

Shabani akuzoi pozitën që në komision nuk e ka përkrahur propozimin e deputetit Rashti Qlajt për shujtën për policët në veri që sipas tij, ata janë duke fjetur në paketa dhe janë duke u ushqyer me pashteta.

“Ajo që u pa deri më tani as një amendament nuk u kalua nga opozita. Andaj mos u befasoni që vota ime dhe votat e deputetëve të tjerë të PDK-së nuk di të jenë aty kur do të ju duhen votat”.

“Andaj mos na sillni në atë pozitë që edhe në marrëveshjet ndërkombëtare nuk do të votojmë. Jeni duke na drejtuar në atë drejtim, në komision nuk u votua amendamenti i Rashit Qalja që kishte të bënte me shujtën ushqimin e policëve, kur dihet që në cilën gjendje janë policët e Kosovës në Jarinjë dhe Bërnjak duke fjetur nëpër paketa dhe duke ngrën pashtetat. Ushtarët dhe policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore në botë”, tha ai.

Të ngjashme