Deputeti i vetëm i VV-së në seancë, kërkon unitet pozitë-opozitë

Prishtinë | 26 Tet 2023 | 13:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i VV-së, Eman Rrhamani, ka kërkuar unitet ndërmjet pozitës e opozitës në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Rrahmani që nuk e ka bojkotuar seancën për koeficientin e pagës sikurse bashkëpartiakët, shtoi se nuk ka asnjë kuptim që të bojkotohen marrëveshjet ndërkombëtare prej opozitës dhe bojkotimi i seancave nga opozita.

“Është një situatë e papranueshme për të gjithë kjo që është duke ndodhur në vendi tonë e veçanërisht në Kuvend. Nuk ka kuptim mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, por s’ka as kuptim bojkotimi i seancave nga deputetet e pozitës, ajo çka po vërej është një polarizim. Është mirë që t’i thërrasin vetes të gjith edhe pozita edhe opozita”.

“Marrëveshjet janë të Republikës se Kosovës, nuk janë as te pozitës, as te Kuvendit, bojkotimi i seancave është krijuar një praktikë e rrezikshme. Sa i përket koeficientit të pagave, shpejt vjen Projektligji për buxhetin, aty mundemi me kontribuar secili. Unë qëllimisht nuk u largova për me qëndruar këtu që me dhënë një mesazh nuk duhet të bojkotohen seancat nga kushdo që thirren”, tha ai.

Të ngjashme