Deputeti i Vetëvendosjes reagon për akuzat e Thaçit

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 15:19 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot përmes një konference për media ka akuzuar Albin Kurtin se për Vetëvendosjen merr financa nga Irani.

Thaçi ka shtuar se Kurti duhet të jap përgjigje për lidhjet që ka krijuar me njerëz të presidetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas deputetit të Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, këto deklarime Thaçi i ka bërë për shkak të frikës që ka nga Gjykata Speciale.

Sveçla tha se kjo konferencë e Thaçit mund të jetë edhe konferenca e fundit e tij.

Reagimi i plotë i deputetit Sveçla:

Gjarpëri bëri edhe një lëvizje. Prej mënyrës së organizimit e asaj çka tha në atë konferencë, po duket që po e din që mund të jetë e fundit. Si gjithmonë, foli e s’tha kurgjo, bash hiq kurgjo, përveq që la të nënkuptohet që paniku prej shembjes së kështjellës së tij të krimit, ia ka humb busullën krejt.

Të shkretin keq e paska kap paniku i prangave prej Gjykatës që bojke presion me votu, e vet mendoi me i ik duke u bërë me zor President.

Po karakteristikat e Hashës, këtij Gjarpëri klasik, tashmë janë të ditura, të dukshme e të mbështetura me realitetin që po e jetojmë, tash e 19 vite. Eee, sa premtojke që për 6 muaj ka me u bashku Mitrovica. Sa ‘lule e dritë’ e bëri këtë Kosovë prej pas luftës, e dijmë secili që po jetojmë këtu për ditë. Ai si subjekt veqohet prej garës së brendshme mes delirit e hajnisë që në fund po ia humbin minimumin e arsyes nga paniku prej arrestimit. Hash, lamshi që e krijojshe si mbrotje, duke tradhëtu i veshur me teshat e luftëtarit të lirisë, është kah çpshjellet. Kot e ki. Thojnë që i mbyturi kapet për kashte. Ty nuk të ka mbet as kashtë.

E sa për ne, po e di çka kisha thonë për shtetin dhe institucionet e sigurisë që paskan “fakte” që dikush merr fonde e mbështetje ilegale nga Irani e Turqia e nuk e arrestojnë.

Pa ty e llojin tënd, ditë më të mira do t’i vijnë këtij vendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme