Deputeti i VV-së: Jemi të gatshëm t’i zbatojmë 32 marrëveshjet përpos Asociacionit

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 15:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, tha se qëndrimet e kësaj partie janë të qarta sa i përket Asociacionit. Sipas tij, formimin e saj nuk e lejon Gjykata Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Ai ka përmendur edhe qëndrimet e Qeverisë dhe Presidencës sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Ai ka arsyetuar qëndrimin kundër Asociacionit, duke thënë se Kosova është shtet multietnik.

“Qëndrimet e lëvizjes vetëvendosje janë të qarta sa i përket Asociacionit. Nuk e lejon Kushtetuta për shkak se e njeh Kosovën si shtet multietnik dhe afirmitet qe krijohen të reja qe e cenon kushtetueshmërinë natyrisht që ne nuk do t’i pranojmë. Diskutimet janë të mirë se ardhura përderisa ato edhe për të cilat informohet edhe organet e shtetit por qëndrimet e shtetit pra organet shtetit e Qeverisë e Presidenca dhe të shumicës parlamentare janë të qarta sa i përket Asociacionit”, tha ai.

Batusha ka thënë se Qeveria është e gatshme që t’i zbatojë 32 marrëveshjet tjera, përpos Asociacionit. Ai ka thënë se Serbia është bllokuese në implementimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Janë 33 marrëveshje si dhe 32 të tjera të cilat ne jemi të gatshëm t’i zbatojmë. Në këtë marrëveshje ka një vendim të gjykatës kushtetuese, një interpretim të Kushtetueses për këtë marrëveshje që është bërë në vitin 2012 dhe pse te zbatohet ose portretizohet vetëm një marrëveshje kur janë edhe 32 të tjera të cilat ne jemi të gatshëm e Serbia po i bllokon prandaj duhet të ketë qasje selektive pra duhet të ketë gjithëpërfshirje dhe duhet të ketë balanca ne diskutime dhe jo të shtohet të kërkohet diçka nga Kosova e ndaj Serbisë të mos kërkohet asgjë”, ka thënë ai.

Të ngjashme