Deputeti i VV-së Rexhaj: Opozitë e shkëputur nga realiteti

Prishtinë | 08 Jan 2024 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se opozita është e shkëputur nga realiteti, derisa i ka shpërndarë disa prej deklarimeve të krerëve opozitarë rreth punës së Qeverisë.

“Kam dëgjuar në të kaluarën për Qeveri që kritikoheshin se janë të shkëputura nga realiteti. Por që vjen puna që opozita të jetë kështu e shkëputur nga realiteti, nuk e kam besuar asnjëherë”, ka shkruar Rexhaj në Facebook të hënën.

Krerët e partive opozitare në Kuvend e kanë akuzuar Qeverinë Kurti për mospunë dhe dështim.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk mbahet mend që Kosova ta ketë pasur një vit më të humbur se sa vitin 2023.

Sipas tij, viti i kaluar është përcjellë me dështime në çdo segment të jetës e të politikës.

E kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti është më e dobëta që nga paslufta, derisa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është shprehur se Qeveria ka dështuar në forcimin e shtetësisë.

Të ngjashme