Deputeti i Listës Serbe, Slobodan Petroviq, ka folur ekskluzivisht për Klan Kosova para fillimit të seancës parlamentare ku në rend të ditës është vota për demarkacionin me Malin e Zi.
Petroviq ka thënë se ai personalisht e ka ndërmend të votojë pro marrëveshjes për Demarkacionin.
“Do ta votojë marrëveshjen e kufirit mes Kosovës e Malit të Zi”, ka pohuar Peroviq.
“Kështu do të ndodh edhe ikja nga izolimi, pasi në Europë Kosova ka mbetur si një gropë e zezë për shkak të pamundësisë së lëvizjes së lirë”.
Petroviq nuk ka mundur të tregojë nëse njëjtë si ai do të votojnë edhe deputetët e tjerë të Listës Serbe.
“Nuk e di si do të votojë Lista Serbë por është në interes të të gjithëve që të votojnë për. Është edhe një lloj presioni pozitivi i bashkësisë ndërkombëtare për votimin e Demarkacionit”.