Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngrit aktakuzë kundër të pandehurit E.A. deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe të pandehurit B.G. për veprën penale Mashtrim në Subvencione në bashkëkryerje nga neni 336 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ekonomia Online, mëson se bëhet fjalë për deputetin Etem Arifi, i cili u akuzua edhe për veprën penale Ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 i Kodit të Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri E.A. ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-ën “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim” duke siguruar në këtë mënyrë shumën prej 25.646,00€. Këto para nuk janë përdor për qëllime për të cilat janë dhënë por janë përvetësuar nga të pandehurit E.A. dhe B.G. dhe për persona të tjerë.
Prokuroria ka propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor të pandehurit të shpallën fajtor për veprën e kryer penale dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe të obligohen t’ia kompensojnë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale shumën prej 22.900,00€ si dhe Zyrës së kryeministrit për komunitete shumën prej 2.749,00€.