Deputeti ukrainas i dërgon Hotit video të bombardimeve të sotme në Kiev

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar një video të bombardimeve të sotme në Kiev nga një deputet ukrainas.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka bashkëngjitur pamjet e dërguara nga Kievi sot.

“I gjithë Kievi sot është zgjuar nën bombardimet e dronëve të lëshuara nga regjimi rus. Këtë video, dhe shumë të tjera, sapo ma dërgoi një mik nga Kievi – deputet i Parlamentit të Ukrainës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti ka shtuar se Kosova është me popullin e Ukrainës.

“Ata do ta fitojnë këtë luftë, sepse po luftojnë për pragun e shtëpisë dhe për fëmijët e tyre. E gjithë bota demokratike duhet ta ndihmojnë Ukrainën, sepse po e mbron rendin demokratik botëror”, ka shtuar ai.

Të ngjashme