Deputeti ukrainas në Kuvend, ligjvënësit kosovarë mbajnë një minutë heshtje për të vrarët në Ukrainë

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko po merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët, në fillim të seancës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të të vrarëve ukrainas në luftën e nisur nga Rusia atje tash e gati një vit.

Deputeti Goncharenko javë më parë kishte dorëzuar në Kuvendin e Ukrainës një rezolutë përmes së cilës kërkonte njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Të ngjashme