Deputetja e AAK-së ia kujton Hotit se harroi shtesat për fëmijët, kërkon hapa konkret

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj- Bujupi ka folur pë 100 ditëshin e qeverisë Hoti.

“Unë nuk do të flasë për të bëmat e qeverisë Hoti, unë kam dhënë qëndrimet e mia, por do të jem shumë konkrete në disa pyetje, për të cilat pres që qytetarët të marrin përgjigje. Më datën 7 nëntor kemi nxjerrë rezoluren për shtesa të fëmijëve e cila ka qenë në 3 pika, që i kërkon qeverisë të hartojë, dhe startojë sa më parë legjislacionin për ndarjen e shtesave për fëmijët. Shuma duhet të kategorizohet duke marrë parasysh kriteret përkatëse”, ka thënë Kadaj- Bujupi.

“Është paraparë që implementimi të fillojë në 2019, nuk ka ndodh. Kryeministri Hoti pati folë për shtesat e fëmijëve, ku edhe e kishte në plan të qeverisë së tij, ku edhe ka zënë vend. Nuk pash ndonjë lajm, dhe poashtu dje nuk erdhi të na japë përgjigje. Të jenë konkret, a keni fillu punën në këtë drejtim, në cilën fazë, kur do të fillojë implementimi dhe a keni fillu me përgatitë legjislacionin përkatës”, ka pyetur deputetja e AAK-së.

Të ngjashme