Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se profesionistët shëndetësor po punojnë më shumë se 40 orë në javë. Ajo në seancën e së enjtes, ka thënë gjithashtu se disa prej tyre nuk po i paguhen kujdestaritë dhe ditët e vikendit.
“Gjatë vizitave që i kemi bërë në institucionet shëndetësore, e kemi pa që stafi shëndetësor dhe mjekët po punojnë më shumë se 40 orë në javë dhe ato nuk i kompensohen. Duhet të kompensohen edhe kujdestaritë e natës dhe ditët e vikendit. Kjo nuk është e çudi tani që edhe mjekët edhe infermierët po e lëshojnë Kosovën”, ka thënë ajo.