Deputetja e LDK-së: Jam pro tërheqjes së Trustit

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se do e mbështes tërheqjen e Trustit.

E ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Krasniqi ka thënë se si deputete e Kuvendit të Kosovës, duhen përkrahur kërkesat e qytetarëve të vendit.

“Ne ende nuk e kemi mbajtur mbledhjen e grupit parlamentar që të diskutohet lidhur me këtë proces mirëpo herën e kaluar kemi vendosur që të votojmë pro tërheqjes së trustit. Nëse ne përfaqësojmë qytetarët e Republikës së Kosovës atëherë ne duhet edhe ti përkrahim kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës…Unë si deputete do ta përkrahi, jam pro tërheqjes së trustit sepse duke parë se është një gjendje e rëndë ekonomike, të ndihmohen sadopak me paratë e veta të cilat janë të kursyera…Besoj që do ta përkrahim por ende nuk kemi biseduar për arsye se herën e fundit kemi qenë pro tërheqjes mirëpo tani, ende nuk e kemi mbajtur mbledhjen e grupit që të diskutojmë në tërsi por si deputete do ta përkrahi këtë”, ka deklaruar ajo.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, ka bërë të ditur se në seancën e parë të sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, pikë e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i peticionit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional i Kosovës.

Të ngjashme