Deputetja e PDK-së: Auditori ka gjetur shkelje ligjore në MASHTI – Nagavci: Rekomandimet do t’i adresojmë me sukses

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 12:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë raportimi i auditimit për vitin 2020, për ministrinë e Arsimit, nuk është edhe aq i mirë, pasi sipas saj ka shkelje ligjore, raporton Ekonomia Online.

Në seancën e sotme ku është shqyrtuar ky raport i auditorit, ajo ka thënë se janë vërejtur parregullsi në pasqyrat vjetore financiare

“Auditori ka dhënë opionin jo të mirë për MAshT. Ka pasur shkelje ligjore. Auditori ka konstatuar parregullsi në pasqyrat vjetore financiare. Ministria ka bërë mbivlerësim të shpenzimeve e subvencioneve. Ministrja theksoi se ata që nuk kanë evidenca do të lirohen nga vendi i punës dhe nuk do tu bëhet pagesa. Auditori ka dhënë 22 rekomandime dhe kërkojmë që të dresojë rekomandimet e dhëna”, tha Hoxha.

Por me këtë nuk është pajtuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ajo tha se të gjitha rekomandime do t’i adresojnë me sukses.

“Plani i veprimit është dorëzuar me 25 gusht. Në këtë është adresuar çështja lidhur edhe blerjen e librave. Po punojmë shumë dhe secilin prej rekomandimeve do t’i adresojmë me sukses”, tha Nagavci.

Të ngjashme