Deputetja e PDK-së: Deklarata e Vitisë se kinse po e mendon dorëheqjen, akt i ulët

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së Besa Ismaili në një shkrim në Facebook ka shkruar se ministri në detyrë me deklaratën e tijë se po emendon dorëheqjen është akt i ulët dhe fyerje që i bëhet kujtimit të të ndjerit dh efamiljarëve të tij.

Ajo më tutje është shprehur se Vitia për pak javë sa është minstër ka shkelur kushteutën dhe dhe ka bërë mashtrime publike të cilat janë demantuar.

Postimi i plotë:

Deklarata e dhënë prej ministrit të shkarkuar e të diskredituar të shëndetësisë, Arben Vitia, se kinse e ka menduar dorëheqjen por nuk do ta japë sepse do të merret me zbardhjen e vetëvrasjes së Agon Musliut është një akt i ulët. Kjo deklaratë është një fyerje e madhe që i bëhet së pari kujtimit të viktimës, familjarëve të tij, por mbarë opinionit publik.

Duhet hipokrizi për të bërë këtë deklaratë, kur dihet se ministri në ikje i shëndetësisë është drejtpërdrejtë në krye të zinxhirit komandues për karantinën dhe për rrjedhojë përgjegjës. Karantina është themeluar me vendim të ministrisë, mbikqyret prej saj dhe askush nuk del prej saj pa firmën e ministrit Vitia. Pra ka qenë Vitia ai që ka pasur mundësi ta shpëtonte me firmën e tij të riun 26 vjeçar nga Gjilani.

Por për ministrin e shkarkuar që tashmë edhe Gjykata Kushtetuese e ka deklaruar si shkelës ligjor, mashtrimi është bërë traditë dhe nuk i bën më aspak përshtypje. Në pak javë në pozitën e ministrit, Vitia ka bërë së paku katër mashtrime të mëdha publike që janë demantuar .

Mashtrimin e parë e bëri me raportimin e të dhënave të përhapjes së sëmundjes, duke u përpjekur që të minimizonte përmasat. Për një ministria e shkarkuar e Vitisë nuk raportoi të infektuarit dhe të vdekurit e Kosovës që janë të përkatësisë serbe. Këtë mashtrim e ndreqën vetëm para dy-tre javësh kur i përfshinë të dhënat e shtetasve kosovarë në raportimet zyrtare të Kosovës.

Mashtrimin e dytë e bëri në 28 mars kur deklaroi se kanë mbërritur 7000 teste në Kosovë, duke dashur që të ballafaqojë me këtë rrenë kritikat e mëdha që dha PDK-ja për numrin e vogël të testeve. Këtë mashtrim e pranoi vetë në studio televizive.

Mashtrimi tjetër u bë në fillim të prillit kur Vitia u përpoq që të mashtronte opinionin publik duke thënë se karantinimi i dy komunave të veriut të Kosovës u bë prej qeverisë e jo prej strukturave paralele serbe. Dokumentet që dolën e demaskuan këtë mashtrim të ulët sepse vendimi i strukturave të Beogradit u morr në 3 prill dhe vendimi i firmosur prej tij ishte në 9 prill.

Mashtrimi i katër publik ishte përpjekja e tij për të thënë se për rastin tragjik të Agon Musliut, nuk ka pasur informacione specifike për probleme shëndetësore. Dokumentet e nxjerra për korrespondencën e kryer me ambasadën kosovare në Gjermani si dhe me qendrën emergjente të Gjilanit dëshmuan qartë se institucionet kanë qenë në dijeni për problemet e Agonit por i kanë shpërfillur e neglizhuar me pasoja fatale për jetën e djalit.

Prandaj Vitia i Vetëvendosjes, jo vetëm që duhet të jap dorëheqje dhe të mbajë përgjegjësi ligjore për rastin tragjik të Agon Musliut, por duhet edhe të përndiqet nga prokuroria për mashtrim të shumëfishtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme