Deputetja e PDK-së: Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian – të diskriminuar dhe përjashtuar nga shoqëria

Prishtinë | 03 Kor 2024 | 15:33 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë për Ekonomia Online se komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas janë ende të diskriminuar dhe të përjashtuar nga shoqëria kosovare.

Hoxha ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Rëndësia e themelimit dhe përforcimit të identitetit kulturor, historisë dhe trashëgimisë kulturore”, të organizuar nga “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” (VoRAE), në kuadër të edicionit të 6-të të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”.

Aty është avokuar hapja e një qendre kulturore, që do të ndikonte në rritjen e ndërgjegjësimit ndaj kulturës dhe trashëgimisë së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

“Është shumë e nevojshme po besoj nga ana ime sepse të gjithë komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas, janë të diskriminuar në shumë aspekte mos të them të gjitha duke filluar prej institucioneve publike, mjekësore dhe të tjera. Shumë shpesh kemi pasur diskriminime duke filluar nga shkolla e fillore e deri të mesme ku unë e kam përfunduar. Tani po shihet dhe nuk po ndalohet në asnjë institucion. Shteti nuk ka bërë mjaftueshëm sa që duhet, nuk po e gjejnë atë qasjen e duhur për neve nuk ka bërë mjaftueshëm sa që duhet, nuk po gjejnë qasjen e duhur. Për krejt të rinjtë edhe të rejat të merren sa më shumë që ky proces të ndalohet mos të them të ndalohet krejt por të merret masa parandalimi”, tha Hoxha.

Sipas saj, ky komunitet ka nevojë zhvillimin e identitetit të tyre dhe në të njëjtën kohë të krijohen hapësirë për çdo të ri për t’i realizuar ëndrrat e tyre.

“Çdo qendër kulturore është e nevojshme për komunitet përkatëse mund të ketë qendra që janë multifunksionale dhe multietnike. Kanë nevojë për validizimin e kulturës së tyre, identitetin e tyre, në të njëjtën kohë krijon hapësirë të re për çdo të rijnë dhe çdo fëmijë të këtij komuniteti që t’i realizojë ëndrrat e tyre të zhvillohet në dimensione të ndryshme. Të ndihet çdo person i barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë, të ketë mundësi që edhe shkëmbimet të bëjnë. Nëse pjesë e qendrës do të jetë edhe aspekti trashëgimorë i artefakteve të shumta që mund të kenë familje të shumta që i kanë ruajtur ndër vite. kjo do të krijonte mundësi që edhe fëmijët e Kosovës në aspektin e kurrikulave të kenë vizita në këto qendra, të njoftohen më shumë me aspektet identitare dhe kulturore të këtyre lloj të komuniteteve dhe kjo ti përafrojë edhe të rijnë dhe fëmijët dhe të krijojë hapësirë të re dialogimi dhe komunikimi”, tha ajo.

Njëri nga pjesëmarrësit e kësaj festivali, Besart Haliti, ka treguar vështirësitë e tij në fëmijëri për shkak diskriminimit ndaj tij.

Ai kërkon nga shteti që të merren masa dhe të trajtojnë të gjithë qytetarët e Kosovës njëjtë.

“Është shumë e nevojshme po besoj nga ana ime sepse të gjithë komuniteti Romë, Ashkalinjë dhe Egjiptas, janë të diskriminuar në shumë aspekte mos të them të gjitha duke filluar prej institucioneve publike, mjekësore dhe të tjera. Shumë shpesh kemi pasur diskriminime duke filluar nga shkolla e fillore e deri të mesme ku unë e kam përfunduar. Tani po shihet dhe nuk po ndalohet në asnjë institucion. Shteti nuk ka bërë mjaftueshëm sa që duhet, nuk po e gjejnë atë qasjen e duhur për neve nuk ka bërë mjaftueshëm sa që duhet, nuk po gjejnë qasjen e duhur. Për krejt të rinjë edhe të rejat të merren sa më shumë që ky proces të ndalohet mos të them të ndalohet krejt por të merret masa parandalimi”, tha Haliti.

Të ngjashme