Deputetja e PDK-së: Presidentja mund t’i anulojë zgjedhjet në veri

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 08:39 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu Shoshi për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria për çdo hap të  ndërmarrë në veri dashur që të konsultohet me ShBA-në dhe BE-në.

Musliu në një prononcim për Ekonomia Online vlerëson se presidentja Vjosa Osmani e ka në dorë që të bëjë edhe anulimin e zgjedhjeve në veri të vendit.

Madje ajo thotë se është përgjegjësi e institucioneve çdo incident i ndodhur në atë pjesë.

“Vlerësoj që Qeveria është dashur të konsultojë institucionet e sigurisë paraprakisht edhe me aleatë tanë ShBA dhe BE”.

“Poashtu vendimin për zgjedhje e ka presidentja e cila e ka në dorë të bëjë anulimin e zgjedhjeve. Ata janë të detyruar të ofrojnë siguri në atë pjesë”.

Të ngjashme