Deputetja e VV-së kërkon që Thaçit t’i ndalohet kthimi në Kosovë

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 18:00 | Nga

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka kërkuar që presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit t’i ndalohet hyrja në Kosovë pas deklaratave të tij dje në Alpbach të Austrisë.

Këtë kërkesë ajo e bëri përmes rrjetit social Facebook.

“Thaçi dje në Austri na tregoj se më nuk kemi pse t’i konsultojmë miqtë ndërkombëtar sepse ai me mikun e tij Vuçiqin vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe të ardhmen tonë.

Thaçi i cili u bë President në Kuvendin e Kosovës të rrethuar me policë nuk përfaqëson interesat e popullit të Kosovës.Prandaj, Thaçit duhet t’i ndalohet kthimi në Kosovë.

Thaçi më nuk është President i Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme