Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është paraqitur sot në seancën e Kuvendit me një bluzë me mbishkrimin “Kush ka humb si dinari, kush?”, raporton Ekonomia Online.
Kjo paraqitje e Matoshit vjen pas hyrjes në fuqi të Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndalon përdorimin e dinarit si valutë për operimin në treg.