Deputetja e VV-së që nuk po paraqitet në seanca gjyqësore: Asnjëherë s’kam ikur nga drejtësia

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi, ka reaguar pas raportimeve se si pasojë e mungesës së saj, ka dështuar sërish të mbahet seanca gjyqësore për rastin ku ajo akuzohet për korrupsion.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vrenezi ka thënë se duke qenë e vetëdijshme për detyrat e saj dhe përgjegjësitë karshi ligjit, ajo thotë se asnjëherë s’ka ikur nga drejtësia, shkruan Reporteri.net.

“Me 1 qershor 2021 nëpërmjet avokatit tim kam njoftuar Gjykatën Themelore në Prizren, se si Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës me 31.05.2021 kemi pranuar ftesë për seancën plenare. Andaj, duke qenë e vetdishme për detyrat e mia dhe përgjegjësit karshi ligjit, asnjëherë nuk kam ikur nga Drejtësia.”, ka shkruar ajo.

Vrenezi po ashtu i është përgjigjur kryetarit të Institutit Kosovar të Drejtësisë, Ehat Miftaraj, i cili i bëri thirrje gjykatësit që ta sjellë me dhunë në seancë.

“Krahas saj, sot me keqardhje lexoj edhe reagimet e zyrtarëve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të cilët në prezantimin e tyre thirren në vizionin për “… konsolidimin e shoqërisë me vlera demokratike, e cila respekton dhe promovon parimet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë”. Nuk dijë çka mund të jetë qeverisja e mirë jashtë asaj që kam zbatuar gjatë detyrës sime si inspektore në Komunën e Prizrenit. Ku kemi qenë në detyrë për të jetësuar planin rregullues në atë zonë, një përkushtim i tillë a nuk është tregues i përkushtimit për jetësimin e ligjeve?!”, ka shkruar deputetja e VV-së në Facebook.

Ky është postimi i saj i plotë i Vrenezit:

REAGIM PËR MEDIA

Ka kohë që një pjesë e medies lidhur me rastin tim me tituj po mundohen të keq-informojnë opinionin me të pavërteta “Deputetja e LVV-së në Kuvend, dështon të mbahet seanca ku ajo akuzohet për korrupsion“.

Krahas saj, sot me keqardhje lexoj edhe reagimet e zyrtarëve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të cilët në prezantimin e tyre thirren në vizionin për “… konsolidimin e shoqërisë me vlera demokratike, e cila respekton dhe promovon parimet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë”.

Nuk dijë çka mund të jetë qeverisja e mirë jashtë asaj që kam zbatuar gjatë detyrës sime si inspektore në Komunën e Prizrenit. Ku kemi qenë në detyrë për të jetësuar planin rregullues në atë zonë, një përkushtim i tillë a nuk është tregues i përkushtimit për jetësimin e ligjeve?!

Nuk dëshiroj të përgjithësoj e as të personalizojnë çështjen, por dje në rrethanat e trashëguara nga ish-qeverisja, puna ime dhe e kolegëve të mi ishte jo aq e lehtë dhe në presionin e sistemit të drejtësisë dhe të harruar nga protagonistët që thirren në promovimin e parimeve të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.

Me 1 qershor 2021 nëpërmjet avokatit tim kam njoftuar Gjykatën Themelore në Prizren, se si Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës me 31.05.2021 kemi pranuar ftesë për seancën plenare.

Andaj, duke qenë e vetdishme për detyrat e mia dhe përgjegjësit karshi ligjit, asnjëherë nuk kam ikur nga Drejtësia.

Ndërsa puna ime në atë kohë mua vetëm me jep kurajo edhe në vazhdimin e kontributit tim për të mirën e përgjithshme.

Zërat të tilla po mundohen të krijojnë pakënaqësi, por puna jonë ka për qëllim mirëqenën e shoqërisë dhe zhvillimin e vendit.

Ju flisni, e ne do të vazhdojmë të punojmë!

Për mosmirënjohjen tuaj, ndaj punës sonë!

S’kam tjetër gjë që të shtoj, përveçse po ju ftoj që të ballafaqoheni me ndërgjegjen tuaj!

Të ngjashme