Deputetja e VV-së: Shteti ynë përfaqësohet në tavolinën e dialogut pa një platformë dhe strategji konkrete

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka folur për refuzimin e kësaj partie për të marrë pjesë në takimin që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington në fillim të shtatorit.

Kryeziu-Hyseni në Info Magazine të Klan Kosovës ka theksuar se shteti i Kosovës përfaqësohet në tavolinën e dialogut me Serbinë pa një platëformë dhe strategji konkrete.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë takim në Shtëpinë e Bardhë, sepse për çka do të flasim aty në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi përderisa ne si shtet përfaqësohemi pa pasë një strategji apo një ekip i cili na përfaqëosnë duke shtuar në tavolinë diskutimit kërkesa konkrete që ndërlidhen me shtetin e Kosovës”.

“Pa pasë një platëformë dhe strategji konkrete që përfaqësohet shteti ynë me të atëherë na u është dukur e panevojshme të ulemi në një tavoline diskutimi, e të diksutojmë për dialogun kur ky nuk po merret seriozisht, as edhe nga i ashtuquajturi kryeministër,Avdullah Hoti,i cili e dimë se erdhi në formë jo legjitime në krye të qeverisë”.

“Madje edhe pse e pati krejt të drejtën për të udhëhequr me dialogun ai ia barti kompetencat duke emëruar një tjetër person duke e emëruar si koordinator i cili po e shohim se po zhvillon takime të ndryshme por që nuk po bazohet në asgjë konkrete”.

“Prandaj e kemi refuzuar, nuk e kemi parë të arsyeshme që ne do të duhej të uleshim në një tavolinë ku merrë pjeë një president që e ka quar në vazhdimësi përpara qështjen e shkëmbimit territorial. Në krah të tij do të ishte edhe nje kryeminister si Hoti, i cili e kemi parë që në këtë situatë nuk është se po luan ndonjë gjë pos të qenurit kukull e presidentit”.

“Kështu që ky jo seriozitet dhe jo konsensus i brendshëm që nuk po mund të arrihet përmes partive që janë pjesëmarrëse në skenën politike të vendit tonë. Po tregon thjesht se jemi në një pozicion të palakmueshëm, dhe se po shprehet një dobësi e konsiderueshme e Kosovës në dialog karshi Serbisë”.

Ajo e ka komentuar ftesën e kryeminsitrit Avdullah Hoti, që ua ka drejtuar partive opzitare për të dërguar nga një përfaqësues për të marrë pjesë në takimin në Ëashington.

“Nuk mund të pranohet për seriozitet një ftesë që vjen nga kryeministri i cili e morri qeverisjen nga partija fituese e 6 tetorit që është LVV”.

“Ne konsiderojmë se përball Aleksandar Vuçiqit, përball ekipit serb në tavolinën e dialogimit Kosovën duhet ta përfaqësojë një parti fituese, një delegacion që e ka ligjitimetin e popullit, dhe jo një kryeministët që nuk ka autoritet në popull”.

Kryeziu-Hyseni ka thënë se Hoti do të duhej të raportonte në Kuvend para se të shkonte në takimin e Ëashingtonit por sipas saj nuk ka për çfarë të flas pasi nuk ka platëformë.

“Ne mendojmë që qeveria është dashtë qysh me kohë, njëjtë siç ka qenë edhe i Qeverisë Kurti përpilimi i strategjisë i platformës ky prioritet duhet të ishte edhe për këtë qeveri, do të duhej të sillnin në Kuvend një platformë e ta merrini miratimin e deputetëve dhe të ecnin përpara me atë platformë.Edhe në si deputet do ta kishim të qartë se çfarë do të flitej aty. Përderia nuk e kemi një pasqyrë të kësaj se çfarë po ndodh aty”.

“Përderisa nuk e dijmë për çka do të flasim këtu është logjika se pse do të duhej të vinte kryeministri të raportontë ne Kuvend. Edhe raportimi i tijë i kaluar për në Bruksel ishte shumë sipërfaqësor duke mos na dhënë asnjë informacion që do të na shërbetne neve si deputet. Hoti duhet të vijë të raportojë në Kuvend, por ai nuk ka për çka të raportojë, përderisa mungon një ekip dhe një platformë”, ka thënë Kryeziu-Hyseni në Info Magazine.

Të ngjashme