Deputetja e VV-së: “Të rrezikshëm” kanë qenë ata që dikur fare lehtë arrinin marrëveshje për zgjedhjen e presidentit

Prishtinë | 06 Mar 2026 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu – Hyseni teksa i është përgjigjur presidentes Vjosa Osmani për njerëzit e papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm, ka thënë se duke e vënë në thonjëza, se të rrezikshëm kanë qenë ata që dikur fare lehtë arrinin marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Postimi i plotë: 

“Të rrezikshëm” kanë qenë ata që dikur fare lehtë arrinin marrëveshje për zgjedhjen e presidentit. Prapa atyre marrëveshjeve më së paku bëhej fjalë për interesin shtetëror. Përmbajtja kokë e këmbë, ishte interesa personale, përfitime, zhvatje.

Prandaj nuk është e lehtë të zgjidhet presidenti sot. Sepse asnjëherë në marrëveshtjet tona, nuk flitet për interesa personale. Si dikur. Siç bënin ata “të rrezikshmit”.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka takuar disa herë dy krerë të opozitës. I ka dhënë propozimet e saj për president. Jo një, por dy. Nuk kemi marrë mbështetje për asnjërin. I ka lutur që të japin edhe ata propozimet e tyre. Asnjë. I kemi ofruar nënshkrimet tona për kandidaturat potenciale për president. Asnjë kandidaturë. I kemi ofruar Vjosa Osmanit jo 30 por 33 nënshkrime. Ne i kemi 66 vota. I kemi thënë nëse mendon që ti ke më shumë, eja dhe kandido. Nuk kandidoi.

Ne propozuam kandidatin tonë Glauk Konjufcën, njeriun e dytë më të votuar në historinë e Republikës së Kosovës. Njërin nga politikanët që madje nga vetë opozita konsiderohet si një nga figurat më unike. Kandiduam edhe të dytin për të përmbushur kushtin që seanca të thirrej.

Seanca na gjeti me vetëm 66 deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Asnjë nga partitë opozitare.

A po e kuptoni tash cili është halli i opozitës? Jo kush do të jetë presidenti i ri i Kosovës? Por si të pengohet dhe bllokohet Kryeministri Albin Kurti.

Të ngjashme