Derbi i Prishtinës shtyhet për të ruajtur fushën për përfaqësuesen

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës nuk do të zhvillohet këtë vikend, sikurse të tjerat e xhiros së 23-të të Ipko Superligës në futboll.

Në orarin e publikuar të martën në uebfaqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), bëhet e ditur se kjo ndeshje do të zhvillohet më 27 mars.

Në njoftim nuk është dhënë ndonjë arsye për shtyrje, por zyrtarë të FFK-së, të kontaktuar nga gazeta, thonë se kjo është bërë me qëllim që të ruhet fusha në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Përfaqësuesja e Kosovës brenda pesë ditëve do t’i luajë dy ndeshje. Më 21 mars do të luajë miqësoren me Danimarkën, kurse më 25 mars do të përballet me Bullgarinë në kuadër të ciklit eliminator për “Euro 2020”, shkruan sot Koha Ditore.

Pos Prishtinës, ndeshjet këtë edicion si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” po i luan edhe Flamurtari dhe kjo ka ngarkuar së tepërmi fushën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme