Arthur Masuaku po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion në Ligën Premier.
Mbrojtësi i majtë ka shkëlqyer me fanellën e skuadrës londineze West Ham United.
Por paraqitjet e mira mund ta largojnë atë nga West Hami por jo edhe nga kryeqyteti anglez Londra.
Kampioni në fuqi i Anglisë, Chelsea dhe rivali lokal Tottenham Hotspur kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të majtë.
Sipas Daily Telegraph, lojtari mund të largohet nga klubi i tij aktual në fund të sezonit.
24-vjeçari iu bashkua West Hamit në verën e vitit 2016 nga Olympiakos për një shumë rreth tetë milionë euro.
Por tani për ta lënë të lirë atë, West Ham po kërkon 20 milionë funte.
Në 27 ndeshje këtë edicion, Masuaku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në pesë të tjerë.