Incizimet me radar tokësor, të cilat janë bërë ditë më parë në pesë lokacione të dyshuara për varreza masive, janë dërguar në Argjentinë, shkruan sot Koha Ditore.
Dy lokacione në Serbi dhe tri në Kosovë u vlerësuan javën e parë të muajit gusht. Në këto vlerësime kanë marrë pjesë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Puna me radar tokësor është kryer nga ekspertët ndërkombëtarë. Këtë mjet vlerësues me të cilin janë zhvilluar punime për 10 ditë rresht, Qeveria e ka huazuar nga Kombet e Bashkuara.
Mbajtësi i dosjes për çështjen e personave të zhdukur në Qeveri, Jahja Lluka, ka deklaruar se incizimet është dashur të dërgohen në Argjentinë meqë atje do t’i lexojë një ekspert i Kombeve të Bashkuara.
Pas vlerësimit të inicimeve ka thënë se eksperti do të shkruajë raport të rezultateve, të cilin do t’ia dërgojë Qeverisë..