Kushtetuesja e qartëson statusin e pronës së destinuar për varrezat e reja në Gjilan

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjilanit do të vazhdojë me projektin për ndërtimin e infrastrukturës për varrezat e reja të qytetit, të cilat do të shtrihen në një sipërfaqe prej 11 hektarësh tokë.

Zyrtarët komunalë kanë thënë se vendimi për bartjen e pronës nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) tek komuna është i ligjshëm. Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese ka rikonfirmuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për kthimin e pronës tek Komuna, e cila do të destinohet për varrezat e reja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ata do të mbyllin varrezat e vjetra të qytetit të cilat gjenden afër Lagjes së Kumanovës pasi të ndërtohet infrastruktura për varrezat e reja.

“Varrezat e reja të qytetit janë në mes Lagjes Zabeli dhe Uglari dhe janë të parapara për tërë jetën dhe do të ketë faltore, pra xhami për besimtarët, do të ketë faltore edhe për besimtarët jomyslimanë. Morgu dhe shërbimet fetare do të kryhen te varrezat. Nuk do të ketë ecje të njerëzve nëpër qytet, por do të kryhen të gjitha me të njëjtin vend”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme