Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqtrajtimit të fëmijës në Suharekë.
Sipas policisë, një person e ka keqtrajtuar fëmijën e tij 9-vjeçar. Fëmija ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore.
Ndërkaq i dyshuari është ndaluar për gjashtë orë dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Suharekë 17.12.2021 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka keqtrajtuar viktimën (fëmijën e tij nëntë vjeçar). Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Me rekomandim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 6 orë dhe më pas është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.