I dërguari i OKB-së thirrje për formimin e qeverisë kombëtare në Irak

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 14:52 | Nga

Përfaqësuesi special dhe shef i misionit të Kombeve të Bashkuara në Irak (UNAMI), Jan Kubis u bëri thirrje udhëheqësve politik në vend që të formojnë një qeveri të vërtetë kombëtare pas zgjedhjeve parlamentare të 12 majit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“U bëjmë thirrje liderëve politik që t’i japin prioritet dialogut gjithëpërfshirës, josektarian dhe të sigurojnë formimin e shpejtë të një qeverie të vërtetë kombëtare që pasqyron vullnetin e irakianëve”, tha Kubis.

Ai theksoi se faza paszgjedhore paraqet periudhën kyçe për Irakun.

Zgjedhjet që janë mbajtur më 12 maj, janë zgjedhjet e para në Irak nga viti 2014.

Sipas rezultateve zyrtare, koalicioni Sairoon i Muqtada al-Sadr fitoi 54 vende në parlament, i ndjekur nga koalicioni i lidhur me Hashd al-Shaabi (47) dhe “Blloku i Fitores” i udhëhequr nga kryeministri irakian Haidar al-Abadi (42). Partia Demokratike e Kurdistanit nga Erbili ka siguruar 25 deputetë dhe PUK, me seli në Sulaymaniyya, 19 vende.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme