Dërguti e kishte quajtur m*** Kurtin, dalin mesazhet

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 18:23 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dukagjin Gorani, nuk i ka mohuar sms-at e publikuara nga një grup i “Viberit” të subjektit të tyre.

Aty shihet gjuha e ashpër e përdorur nga Aida Dërgutit ndaj themeluesit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Këtij të fundit ajo i është referuar “mut”.

Deputeti Gorani nuk e ka mohuar këtë skandal duke thënë se më mirë për këtë çështje është të flas kryetari i partisë, Visar Ymeri.

“Për krejt këtë çështje më së miri është me fol me Visarin. Siç e keni pa edhe vet unë se kam ditë për çka është ka bëhet fjalë. Nuk e kisha komentu hiq atë punë. Krejt kjo çështje të adresohet, ashtu siç ka filluar mu adresu dhe pa ndonjë qëllim të keq, përmes komuniko formal me kryetarin e VV-së, Visarin”, ka thënë ai.

Të ngjashme