Deputetja e VV-së Aida Dërguti, i ka quajtur shpifje deklaratat e deputetit të LDK-së, Naser Rugova se Lëvizja Vetëvendosje në Kamenicë ka lidhur koalicion me Listën Serbe.
Dërguti ka akuzuar kandidatin e LDK-së atje Shaip Surdullin se ka ftuar qytetarët të mos votojnë Qëndron Kastratin, babain e të cilit e ka quajtur “terrorist”.
Deputeti Naser Rugova bëri shpifje për koalicionin me Listën Serbe në Kamenicë. Kjo është e pavërtetë.
LVV nuk ka pasur kurrfarë koalicioni atje. Ka qenë kandidati i LDK-së ai që ka thënë të mos e përkrahin Qëndron Kastratin djalin e terroristit”, tha Dërguti.