Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se në parim e mbështesin Projektligjin për FSK-në, porse ka shtuar se do të shikojnë rrjedhshmërinë e procedurave.
“Ju e dini që afati që Qeveria të jep mendim është një muaj, të shohim se sa shpejtë do ta përfundojë për ta proceduar më tutje në Kuvend. Në parim ne jemi për themelimin e ushtrisë edhe për këto ndryshime por të shohim më tutje. Ne sapo e pam këtë projektligj por unë e thash që në parim do ta mbështesim dhe do ta shqyrtojmë në kohë”, ka thënë ajo.
Ajo nuk ka treguar nëse kanë ndonjë vërejtje në këtë Projektligj, pasi që tha ende nuk e kanë analizuar.