Deri në fund të mandatit Qeveria synon t’ia dyfishojë borxhin Kosovës

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 09:08 | Nga

Qeverisë së kryeministrit Ramush Haradinaj i përfundon mandati në 2021-n, deri në të cilin vit planifikon t’ia dyfishojë borxhin shtetëror Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Paralelisht kësaj, ekzekutivi nuk ka ofruar një formulë për t’i siguruar vendit rritje të ndjeshme ekonomike.

Të dhënat ndodhen në dy dokumente që Qeveria i ka miratuar të premten, e kopjet e të cilave i ka siguruar “Koha Ditore” – në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) dhe në Programin e Borxhit Shtetëror (PBSH).

Të dyja shtjellojnë pritjet referuar periudhës 2018-2021. Kësisoj, borxhi pritet të mbërrijë në rreth 2 miliardë euro, kurse rritja ekonomike në diku 5 për qind për vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme