Paditë e para për krime të pretenduara të luftës të UÇK-së do të ngrihen në fund të këtij vitit, shkruan sot gazeta “Politika” e Beogradit.
“Kryeprokurori i Gjykatës Speciale për krime lufte të kryera kundër serbëve në Kosovë në 1998 dhe 1999, David Schwendiman tha se ndoshta deri në fund të vitit do të ngritën aktakuzat e para kundër anëtarëve të UÇK-së të dyshuar për trafikim të organeve.
Ai gjithashtu njoftoi vazhdimësinë e zbatimit të hetimit dhe së shpejti do të vizitojë rajonin.
Sipas informatave jozyrtare Nemanja Stjepanoviq, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, deri më tani ka përgatitur padi kundër tetë personave, pjesëtarë të UÇK-së.
Ai thotë se informacioni mbi akuzat nuk bëhen publike për arsye sigurie dhe se sfida më e madhe për prokurorët e Gjykatës Speciale do të jetë mbrojtja e dëshmitarëve.
“Me këto probleme janë hasur dhe Tribunali Hagës dhe nëse Gjykata kështu dëshiron që të ketë sukses në punën tuaj, nuk duhet të përsëris këtë gabim. Kjo gjykatë duhet të krijojë kushtet në të cilat dëshmitarët ndihen të sigurt”, tha Stjepanoviq.