Deri në fundjavë mot me vranësira e shtrëngata

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 08:37 | Nga

Pas rënies së temperaturave, nga dita e enjte do të shënojnë rritje graduale rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 16C, e maksimalet nga 23C deri në 26C.

26.07-27.07 – Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.

28.07-29.07 – Mot pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare nga veri-verilindja 2-7m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet rreth vlerave normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme