Pesë shqiptarë mes tyre një grua janë plagosur dhe ndodhen në sallën e operacionit pasi kanë thyerje të këmbës.
Ndërsa sipas gazetës Italiane ‘La Repubblica’ 9 nga të plagosur janë dërguar me helikopter drejt spitalit Gemelli në Romë.
Gjithashtu theksohet se një grua shqiptare me këmbë të thyer është futur në sallë të operacionit. Fatmirësisht asnjëri prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën .
Tërmeti i fuqishëm njoftohet të ketë qenë me magnitutë prej 6.2 shkallëve ku edhe la rreth 37 persona të vdekur dhe 150 të tjerë të zhdukur.