Deri tash në Kosovë nuk është raportuar asnjë person i dyshuar me coronavirus

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën Infektive që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, deri tash nuk është testuar asnjë rast i dyshimtë me koronavirus.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtar nga Klinika e Infektivës.

Ndryshe, që nga fillimi i këtij muaji e deri sot janë testuar 17 mostra, por që të gjitha kanë dalë negative.

Ndryshe, Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka filluar përgatitjet për mbrojtje nga koronavirusi.

Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse tashmë ka bërë gati listën për furnizim me produkte që parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Komitetit për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse se për parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri, do të furnizohen me maska të veçanta, terapi imunitare, kalcium, mantele të veçanta, respiratorë të frymëmarrjes, pompa të dorës, motorike, syze mbrojtëse, si dhe dorëza kirurgjike dhe speciale.

Pjesë e këtij komitetit janë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës, Klinika Infektive dhe zyrtarët e Doganës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme