Kryeministri Avdullah Hoti sot ka qëndruar në Pejë me disa nga anëtarët e kabinetit të tij.
Ai bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj dhe ministrat nga LDK-ja Besian Mustafën dhe Vlora Dumoshin pas vizitave të bujtinave në Rugovë janë ulur për drekë në një lokal të këtij rajoni.
Me ata bashkë është edhe bashkëpartiaku që qëndron në krye të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së sot i është propozuar nga kryetari Isa Mustafa që të votojnë për largimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së partisë, për t’u zëvendësuar nga Avdullah Hoti.