Pantallonat ‘e grisura’, si pjesë e tendencës së modës, kanë shtuar numrin e personave të prekur nga sëmundja e morthit, si pasojë e ekspozimit ndaj të ftohtit”. Deklarata vjen nga mjekja dermatologe, pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 3, Blerta Gjoni, e cila përmes kësaj interviste, dhënë për suplementin “Life Pages” të “Gazeta Shqiptare”, shpjegon në detaje shenjat e sëmundjes më të shpeshtë të lëkurës gjatë dimrit si dhe masat që duhet të marrë çdokush për parandalimin e saj.
Doktoreshë, një nga sëmundjet më të shpeshta të lëkurës gjatë stinës së ftohtë është morthi. Çfarë është kjo patologji?
Morthi është një sëmundje që te fëmijët ose lëkurat që kanë ndjeshmëri ndaj të ftohtit prek duart dhe pjesën e këmbëve. Veshja e papërshtatshme shton agresivitetin që i ftohti ka ndaj një lëkure të ndjeshme, duke ua bërë të dukshëm elementët në lëkurë. Morthi është një sëmundje që vjen nga ndjeshmëria e vazave të gjakut periferike dhe normalisht kur nuk kanë funksionimin e duhur, krijohen elementët e një derma-toze të skuqur.
Cilat janë shenjat e para?
Shenja e parë është skuqja e gishtave. Pastaj mund të ketë edhe ngjyrime të mavijosje, fryrje, ënjtje, dhimbje e deri kruar-je. Duke qenë se shumë njerëz nuk e dinë nga se iu vjen, këto predispozita shtohen nga ekspozimi i përditshëm ndaj të ftohtit, i pambrojtur nga veshjet e duhura, sidomos te pjesa e ekstremeve, që janë duart dhe këmbët. Megjithatë nuk përjashtohen dhe mundësitë e prekjes nga morthi edhe të llapës së veshit dhe majës së hundës.
Cila është tendenca e kësaj sëmundjeje këtë vit? Ne kemi raste, që vijnë si pasojë e veshjeve të papërshtatshme, që nuk i mbrojnë nga i ftohti e që janë xhinset e ‘modës së fundit’, që janë të ‘grisura’ në disa pjesë. Kjo lloj mode, ka rritur numrin e rasteve të prekur nga morthi. Kjo situatë është favorizuar edhe në kushtet e ambienteve që frekuentojnë. Për shembull kemi shkollat, që janë ambiente të mëdha, klasat janë të larta dhe në pamundësi të kushteve optimale të të ngrohtit, janë të ekspozuar në temperatura të ulëta për një kohë më të zgjatur. Prandaj iu thuhet pacientëve, të cilët shfaqin këto elemente, të veshin veshje të përshtatshme, që në njëfarë mënyre të minimizojnë sëmundjen, në mënyrë që të mos shfaqet në forma më agresive.
Çfarë duhet të bëjnë personat që vërejnë këto shenja në lëkurë?
Për këta pacientë është shumë e rëndësishme që të drejtohen menjëherë te mjeku dermatolog, sepse nuk marrin vetëm trajtimin e duhur, por edhe edukohen për arsyet se përse kjo sëmundje shkaktohet. Jo gjithmonë është zgjidhja e duhur që këta persona, që shfaqin probleme të lëkurës, të shkojnë direkt në farmaci ose të përdorin produkte që përdoren nga një person i afërt me ta. Ndaj është mjeku specialist: të vendosë diagnozën e duhur, që të marrë dhe trajtimin që e çon drejt shërimit total. Ka persona që preken vazhdimisht nga morthi.
A është e drejtë që këta pacientë të përdorin gjithmonë të njëjtin trajtim?
Jo gjithmonë. Mjekimi ndryshon, sepse varet se në çfarë stadi ai është paraqitur te mjeku. E mira është që, sapo të shohin tendenca të tilla, të vijnë, që të mos shkojnë drejt stadit të avancuar të sëmundjes. Këtu kam parasysh format ulçerative, që pasohen me hapje të lëkurës e që është pak e vështirë të rikuperohen. Nuk është e pamundur, por do kohë që pjesa e dëmtuar e lëkurës të rigjenerohet.
Çfarë rrezikohet nga një morth i patrajtuar?
Nuk ka risqe, por trajtimi zgjat. Varet se në çfarë stadi paraqitet pacienti, por nuk është një sëmundje e parikuperueshme.
Çfarë masash mund të merren për parandalimin e morthit?
Përveç veshjes së duhur, që përmenda pak më sipër, përdorimi i kremrave mbrojtës është një tjetër masë. Kjo do të thotë që pjesa e ekspozuar, kryesisht e duarve, duhet të jetë e ri-balancuar me bazat e duhura të përbërësve të kremrave, që në njëfarë mënyre nuk lejojnë që i ftohti të prishë strukturën mbrojtëse që vetë lëkura e ka si funksion.
Pra, duhen përdorur kremra hidratues. Ata duhen mbajtur me vete që të bëhet lyerje herë pas here. Pastaj, nëse janë pacientë që e kanë kaluar një herë dhe shikojnë shenjat e para të rifillimit në një vit tjetër, duhet të marrin produkte ushqimore, kryesisht me përmbajtje të vitaminës C, ku futen frutat e stinës.
Po ashtu, vitamina C gjendet edhe në zarzavate. Ajo duhet marrë në dozën e duhur, në mënyrë që të ndihmojë vazat e gjakut që të mos jenë kaq të ndjeshme ndaj të ftohtit. Pra mënyra e të ushqyerit ka të bëjë shumë në mbrojtjen ndaj morthit. Ndërkohë që, në rast se personat tashmë janë prekur nga morthi, detyrimisht do të kalojnë në pjesën e trajtimit.
Morthi, mund të prekë çdo lloj moshe?
Morthi nuk përjashton asnjë lloj moshe, qofshin femra apo meshkuj. Horoskopi i datës 6 shkurt 2017 VIDEO/ Noizy degjeneron publikisht live shokun e tij Më të predispozuara për t’u prekur janë moshat e reja sepse janë më të pa kujdesur për veshjen e tyre apo, siç theksova edhe më sipër, duke ndjekur tendencën aktuale të modës.