Dëshmia e New York Times: Nëna vajton djalin e vrarë nga forcat serbe më 1998 në Krajkovë

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Hasime Elshani nga fshati Krajkovë e Drenasit, është gruaja që shihet duke vajtuar rëndë para trupit të djalit të saj të pajetë, Shemsiut 11 vjeç, i cili ishte vrarë më 24 tetor të 1998 nga një snjaperist serb.

Në përshkrimin e momentit të rëndë për Kronikë Lufte në Kosovë, siç shkruan një nga raportuesit, Shemsi Elshani ishte vrarë ndërsa po priste dru bashkë me babain e tij Rashitin.

Në rrëfim përshkruhet edhe fakti se funerali i tij u përcoll nën breshërit e plumbave për shkak të luftës që po ndodhte në Kosovë.

“Ky djalë do të ishte 32 vjeç sot nëse nuk do të ishte vrarë”, thuhet mes tjerash në përshkrimin e një reporteri ndërkombëtar, Alan Chin, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme